BotëBotë.Portal

Vuhani për 24 orë realizoi 467.847 testime të koronavirusit

Në Vuhan dje janë realizuar 467,847 teste të koronavirusit, ndërsa një ditë më parë ky numër ishte 335.887.

Pekin, 19 maj 2020 (MIA) – Në Vuhan dje janë realizuar 467,847 teste të koronavirusit, ndërsa një ditë më parë ky numër ishte 335.887.

Në qytetin kinez Vuhan, ku ishte vatra e parë e koronavirusit të ri, më 14 maj u fillua një fushatë për t’i identifikuar bartësit asimptomatikë të virusit.

Një hap i till është marrë pasi kohët e fundit u raportuan raste të reja, për herë të parë që kur u hoqën masat karantinë në qytet në fillim të prillit. ls/shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close