BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Vuhani e përfundoi testimin masiv të 11 milionë banorëve

Qyteti kinez Vuhan e përfundoi testimin masiv pothuajse të të gjithëve 11 milionë banorëve për prani eventuale të koronavirusit në trupat e tyre. Në testim janë zbuluar 300 vektorë asimptomatikë dhe nuk ka raste aktive të Kovid-19.

Vuhan, 3 qershor 2020 (MIA) – Qyteti kinez Vuhan e përfundoi testimin masiv pothuajse të të gjithëve 11 milionë banorëve për prani eventuale të koronavirusit në trupat e tyre. Në testim janë zbuluar 300 vektorë asimptomatikë dhe nuk ka raste aktive të Kovid-19.

Këto 300 persona, të cilët nuk kanë simptoma të infektimit, janë dërguar në izolim.

Pandemia e koronavirusit besohet se e ka origjinën nga Vuhani, qytet që pastaj ishte në karantinë 76 ditë dhe në të cilin ishin regjistruar rreth 50.000 të infektuar.

Testimi ishte zbatuar në gjysmën e dytë të majit dhe e përfshiu çdo banor të qytetit i cili nuk ishte testuar. Nuk janë testuar vetëm fëmijë nën moshën gjashtëvjeçare, transmetojnë mediat britanike.

“Kjo është zakonisht e rrallë kudo në botë. Jo vetëm që e tregon vetëbesimin dhe vendosmërinë në luftën kundër epidemisë në Vuhan, por shërben edhe si udhërrëfyes për qytete e tjera për parandalim”, deklaroi eksperti i Komisionit Shëndetësor Kombëtar LI Lanxhuan.

Zëvendëskryetari Hu Xhabo deklaroi se Vuhani ka shpenzuar 126 milionë dollarë amerikanë për testimet, që, siç tha, vlente, sepse Vuhani ka dashur t’i sigurojë banorët dhe njerëzit mbarë Kinën se epidemia është e kaluar dhe që sërish ta rinisë ekonominë lokale,  publikoi Ksinhua. ar/

 

Back to top button
Close
Close