BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Vuçiq: Serbia prej nesër plotësisht i mbyll kufijtë, përveç kamionëve, është i ndaluar edhe komunikacioni ndërurban, i autobusëve, si dhe komunikacioni hekurudhor

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në paraqitjen e sotshme deri tek opinioni paralajmëroi se "Serbia i mbyll tërësisht kufijtë dhe e ndalon komunikacionin e brendshëm ndërurban me autobus, si dhe komunikacionin hekurudhor", transmeton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Beograd, 19 mars 2020 (MIA) – Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në paraqitjen e sotshme deri tek opinioni paralajmëroi se “Serbia i mbyll tërësisht kufijtë dhe e ndalon komunikacionin e brendshëm ndërurban me autobus, si dhe komunikacionin hekurudhor”, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

“Nga nesër në orën tetë, mbyllen të gjitha pikat kufitare për hyrje në Serbi, për pasagjerët të cilët udhëtojnë me komunikacionin rrugor, atë hekurudhorë, si dhe atë ujor, përveç kamionëve transportues, askush nuk mund të hyjë më në Serbi”, deklaroi Vuçiq, duke mos theksuar se a mendon edhe për shtetasit serbë që vijnë nga jashtë, sepse për shtetasit e huaj ndalohet hyrja në Serbi për tashmë katër ditë.

Ai theksoi se ditët e ardhshme, priten ditë të vështira dhe ka shfaqur shpresë se sistemi shëndetësor në Serbi do të qëndrojë, pasi spitalet janë mbushur me qytetarë të sëmurë, duke shtuar se “nuk mund të thotë se ku, por Serbia ka blerë 200 respiratorë nga jashtë vendi”.

Në masat e reja për të luftuar koronavirusin, presidenti serb paralajmëroi se “nga nesër në ora 12:00, në Serbi ndalohet komunikacioni ndërurban i autobusëve, si dhe komunikacioni hekurudhor, përveç komunikacionit të udhëtarëve me automjete”.

Vuçiq njoftoi se në ditët në vijim, qeveria serbe do të marrë vendim për zgjatjen e orës policore. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close