BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Vuçiq: Gjendja e jashtëzakonshme do të hiqet më 6 maj, zgjedhjet më 14 ose 21 qershor

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme do të hiqet më 6 maj, në Ditën e Shën Gjergjit dhe se zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 14 ose 21 qershor.

Beograd, 4 maj 2020 (MIA) – Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme do të hiqet më 6 maj, në Ditën e Shën Gjergjit dhe se zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 14 ose 21 qershor.

Siç transmeton korrespodenti i MIA-s nga Beogradi, Vuçiq, mbrëmë duke qenë mysafir në TV Pink, deklaroi se vendimi për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme të mërkurën do të jetë para deputetëve të Kuvendit dhe do të hyjë në fuqi ditën e enjte, në mënyrë që të mos ketë më orë policore.

Ai vlerësoi se janë përmbushur kushtet për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme të imponuara nga epidemiologët – shtatë ditë me radhë numri i rasteve pozitive me virus në Serbi të jetë nën pesë për qind të atyre që testohen si dhe të zvogëlohet numri i njerëzve që gjenden në respiratorë.

“Sigurisht, ishte e vështirë për njerëzit, për të cilët është mirë, ishte mënyra e vetme për të shpëtuar njerëz dhe mendoj se për pjesën më të madhe kemi arritur në këtë”, tha Vuçiq.

Presidenti serb vlerësoi se koronavirusi, si në të gjitha vendet, kishte pasoja të rënda ekonomike dhe përsëriti që Serbia do të ishte më e mira në Evropë për sa i përket rezultateve ekonomike dhe se nuk dëshironte të ishte vonë në krahasim me vendet e tjera me rimëkëmbje ekonomike.

Lidhur me zgjedhjet e anuluara për shkak të pandemisë, të cilat ishin caktuar për 26 prill, Vuçiq tha se kishte dy data për zgjedhjet – 14 ose 21 qershor, me kusht që gjendja e jashtëzakonshme të hiqej të enjten.

Sipas tij, data e zgjedhjeve do të përcaktohet pas konsultimit me partitë që duan të shkojnë në zgjedhje.

Në lidhje me protestat në qytetet serbe përmes “zhurmës së tenxhereve”, të cilat u zhvilluan për ditën e gjashtë mbrëmë, Vuçiq, porositi se ai nuk është goditur nga protestat, duke shtuar se është e rëndësishme që “tenxheret dhe enët të jenë sa më shumë të mbushura me ushqime, ndërsa pagat dhe pensionet të jenë më të larta”. ob/bs/fab

Back to top button
Close
Close