BallkanBallkan.Portal

Vuçiq e dënoi sulmin ndaj Trifunoviqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e sulmit ndaj liderit të Lëvizjes së qytetarëve të lirë Sergej Trifunoviq, tha se është tmerr kur sulmohet cili do pjesëmarrës i jetës politike, por se është me rëndësi që shteti të reagojë shpejtë dhe në mënyrë efikase dhe t'i arrestojnë dy sulmuesit.

Beograd, 1 qershor 2020 (MIA) – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e sulmit ndaj liderit të Lëvizjes së qytetarëve të lirë Sergej Trifunoviq, tha se është tmerr kur sulmohet cili do pjesëmarrës i jetës politike, por se është me rëndësi që shteti të reagojë shpejtë dhe në mënyrë efikase dhe t’i arrestojnë dy sulmuesit.

Vuçiq në Tuiter ka shënuar se Trifunoviq nuk është personalitet me të cilin SNS do të ndërtonte aleancë politikë, sepse politika e tij pothuajse është tërësisht në kundërshtim me politikën që e zhvillon ai dhe SNS, por se kjo nuk do të thotë se dikush ka të drejtë fizikisht të kërcënohet ose ta rrezikojë.

Vuçiq sulmin ndaj Trifunoviqit e sheh si pasojë e faktit se ekziston një pjesë ektreme nga shoqëria që nuk ka çka të ofrojë politikisht, por personalisht dëshiron të jetë në pushtet. fb/

 

Таг
Back to top button
Close
Close