BallkanBallkan.Portal

Vuçiq: Do të ashpërsohen masat, unë jam për orë policore

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se Shtabi i krizës do të mblidhet nesër dhe me siguri nuk do të vendoset orë policore, por masat do të ashpërsohen në Beograd, duke theksuar se nuk ka marrë mbështetje për të vendosur shtetrrethim, por se ai edhe më tej mendon se duhet të bëhet. 

Beograd, 8 korrik 2020 (MIA) – Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se Shtabi i krizës do të mblidhet nesër dhe me siguri nuk do të vendoset orë policore, por masat do të ashpërsohen në Beograd, duke theksuar se nuk ka marrë mbështetje për të vendosur shtetrrethim, por se ai edhe më tej mendon se duhet të bëhet.

Vuçiq në një konferencë për shtyp, theksoi se në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 357 persona të rinj të infektuar, ndërsa 11 të tjerë kanë vdekur.

Sipas tij, Beogradi është problemi më i madh dhe numri i të infektuarve po rritet, ndërsa në lidhje me masat ai ka pasur bisedime të vështira me kryeministren Ana Bërnabiq dhe me ministrin e Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar.

Ai shtoi se edhe më tej shtetrrethimi është i nevojshëm, duke pasur parasysh ashpërsinë e situatës dhe se nuk ka më vende në spitale, por se për të ndaluar lëvizjen është e nevojshme gjendje e jashtëzakonshme .

Kreu i shtetit serb tha se ai do të “respektojë dhe pranojë mendimin e profesionistëve, madje edhe pas asaj që ndodhi mbrëmë”, duke sqaruar se forca e ekipit të tij është që ai nuk vendos për vet, por respekton shumicën dhe kolegët. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close