BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Vuçiq: BE-ja për ne është qëllim strategjik, por nuk do t’i nënshtrohem askujt dhe të flas kundër Rusisë dhe Kinës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, Serbia e ka konfirmuar angazhimin e saj për anëtarësim në BE, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Beograd, 7 maj 2020 (MIA) – Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, Serbia e ka konfirmuar angazhimin e saj për anëtarësim në BE, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

“Do të dëshironim të flitet për perspektivën, ndërsa më shumë për procesin e zgjerimit. Serbia dëshiron të jetë në BE dhe ne duam të kemi një përgjigje të tillë konkrete”, deklaroi Vuçiq për RTS.

Ai shtoi se në video konferencën e Samitit ishin dominuese tre tema dhe ato janë rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë, vazhdimi i reformave dhe procesi i inkuadrimit në BE.

“Për ne BE-ja është qëllim strategjik, por unë nuk do t’i nënshtrohem askujt dhe të flas kundër Kinës dhe Rusisë”, shtoi Vuçiq.

Presidenti serb deklaroi se nga BE-ja ka kërkuar më shumë grante sesa hua, por se pas pandemisë Serbia “si duket do të ketë rritje më të madhe në Evropë”.

Ai në konferencë, ka kërkuar nga BE-ja përjashtim për prodhimin e çelikut, që është pjesë e rëndësishme nga industria serbe de ka marrë konfirmim nga liderët evropianë se kjo do të shqyrtohet. ob/fb/

Back to top button
Close
Close