BotëBotë.Portal

Vriten dy persona, tre lëndohen në sulmin me armë në Ajdaho

Të paktën dy persona humbën jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar në sulmin e armatosur në një kompleks banimi për persona të moshuar në Kaldvel, në shtetin federal amerikan Ajdaho.

Bojsi, 21 shkurt 2020 (MIA) – Të paktën dy persona humbën jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar në sulmin e armatosur në një kompleks banimi për persona të moshuar në Kaldvel, në shtetin federal amerikan Ajdaho.

Policia bëri të ditur se pas njoftimit për sulmin në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë viktima.

Midis të lënduarve ka edhe një polic, ndërsa i dyshuari është vrarë.

Tani për tani nuk dihet nëse viktimat kanë jetuar në ndërtesë, ku është kryer sulmi.

Таг
Back to top button
Close
Close