BotëBotë.Portal

Vriten 25 ushtarë në një sulm në Mali

Persona të armatosur kanë sulmuar një bazë ushtarake në pjesën veriore të Malit, me ç'rast janë vrarë të paktën 25 ushtarë, ndërsa janë lënduar gjashtë persona, bëri të ditur sot ushtria e këtij  shteti afrikan.

Bamako, 7 prill 2020 (MIA) – Persona të armatosur kanë sulmuar një bazë ushtarake në pjesën veriore të Malit, me ç’rast janë vrarë të paktën 25 ushtarë, ndërsa janë lënduar gjashtë persona, bëri të ditur sot ushtria e këtij  shteti afrikan.

Sulmi mbi bazën në qytetin Bamba, në zonën Gao, është me siguri është kryer nga grupe të armatosura të lidhura me Al Kaedën apo Shteti Islamik, të cilët veprojnë në rajon.

Ky është sulmi i dytë më i madh që nga fillimi i vitit mbi caqe ushtarake të Malit në rajonin Gao.

Më shumë se 30 ushtarë janë vrarë nga fundi i muajit të kaluar në sulmin e kryer në fshatin Tarkint.

Sulmi ka ndodhur në momentin kur Qeveria ka bërë të ditur se planifikon të fillojë dialog me grupet e armatosura t[ lidhura me organizatën terroriste Al Kaedën.

Presidenti i Malit, Ibrahim Baubakar Keita shfaqi gatishmëri që kabineti i tij të fillojë negociata me grupet kryengritëse, me qëllim që të ndërpritet kriza e rëndë e sigurisë në vend. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close