0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDPolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Votojnë të sëmurët, të pamundurit dhe të burgosurit nga Ohri, Struga dhe Debërca

Të drejtë të votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sot e realizojnë 230 të sëmurë dhe të pamundur nga Ohri, si dhe 13 të burgosur.

Ohër, 14 korrik 2020 (MIA) – Të drejtë të votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sot e realizojnë 230 të sëmurë dhe të pamundur nga Ohri, si dhe 13 të burgosur.

Kryetari i KKZ–së, Kliment Kamnaroski theksoi se votimi ka filluar me kohë dhe i njëjti po zhvillohet pa probleme, me respektim përkatës të protokolleve shëndetësore të parapara për ciklin zgjedhor.

Në mënyrë të njëjtë realizohet edhe votimi në Komunën e Strugës ku sot votojnë 170 persona, si dhe 25 të burgosur. Kryetari i KKZ-së, Bledar Ziba theksoi se procesi zgjedhor po zhvillohet pa pengesë dhe në pajtim me procedurat e parapara.

Në Komunën e Debërcës sot të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë 28 persona  të sëmurë dhe të pamundur. Kryetari i KKZ-së, Sao Sukloski theksoi se votimi në Komunën e Debërcës ka përfunduar, me çfarë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 27 persona. ab/ar/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close