Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Votojnë të infektuarit me koronavirus dhe personat në vetizolim në Ohër dhe Strugë 

Të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sot e realizuan 38 persona nga Ohri që janë në vetizolim ose janë pozitivë ndaj koronavirusit.

Ohër, 13 korrik 2020 (MIA) – Të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sot e realizuan 38 persona nga Ohri që janë në vetizolim ose janë pozitivë ndaj koronavirusit.

“Votimi i atyre personave realizohet nga dy këshilla të veçantë zgjedhore të shoqëruar nga personeli mjekësor i përcaktuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Bëhet fjalë për 38 njerëz nga qyteti, por edhe nga fshatrat përreth Velogoshtë, Leskovec dhe Raçë”, informoi Kliment Kamnarovski, kryetar i KKZ Ohër.

Në mënyrë identike realizohet edhe votimi në Komunën e Strugës, ku sot votojnë 55 persona pozitivë për KOVID-19 ose persona të cilëve u është caktuar masa për vetizolim.

Kryetari i KKZ-së i Strugës, Bledar Ziba shpjegoi se 12 prej tyre janë nga qyteti, ndërsa pjesa tjetër janë nga fshatrat e Strugës.

“Karvani i parë i votimit ka përfunduar, materiali i votimit është mbledhur, ndërsa deri në fund të ditës së sotme zgjedhore, mbesin të realizohen edhe dy karvane të tilla votimi”, tha Ziba.

Në Komunën e Debarcës nuk ka persona të regjistruar për të cilët do të vlenin masat speciale për realizimin e së drejtës së tyre të votës në situatën e re të krijuar me epideminë e koronavirusit. ls/shk/

Back to top button
Close
Close