EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Votohet Qeveria e re e koalicionit në Irlandë

Anëtarët e dy partive udhëheqëse irlandeze të të djathtës qendrore dhe Partisë më të vogël të gjelbër mbrëmë votuan për formimin e qeverisë së re të koalicionit, e cila do të fokusohet në aktivitetet klimatike dhe do t'i jepet fund bllokadës katër muajshe politike në vend.

Dablin, 27 qershor 2020 (MIA) – Anëtarët e dy partive udhëheqëse irlandeze të të djathtës qendrore dhe Partisë më të vogël të gjelbër mbrëmë votuan për formimin e qeverisë së re të koalicionit, e cila do të fokusohet në aktivitetet klimatike dhe do t’i jepet fund bllokadës katër muajshe politike në vend.

Lideri i partisë fiana Fol, Majkëll Martin duhet të zgjidhet për kryeministër nesër, ndërsa në atë pozitë do të rrotullohet me kryeministrin aktual Leo Vardkar nga Fajn Gejl, si pjesë e marrëveshjes e cila për herë të parë i bashkon dy partitë rivale të cilat dominojnë në politikën irlandeze që nga pavarësia para një shekulli.

Zgjedhjet parlamentare në Irlandë u mbajtën në shkurt, por asnjë parti nuk fitoi shumicë, ndërsa bisedimet e koalicionit u ndërprenë për shkak të pandemisë së Kovid-19. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close