0_Maqedoni.Portal0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritShoqëriVideo deklaratë

Votohet pakoja e ligjeve për reforma sociale, ndihma e rritur do të paguhet nga muaji e ardhshëm

Deputetët në Kuvend sot e votuan pakon e ligjeve të cilët duhet ta mundësojnë reformën sociale. Pagesat e para të ndihmës së rritur financiare për 300 për qind priten nga muaji i ardhshëm. Tre pakot e ligjeve për mbrojtje sociale dhe fëmijërore dhe siguri sociale të të moshuarve duhet të mundësojnë transformim të plotë të sistemit të deritanishëm për mbrojtje sociale si bazë e çdo shoqërie të shëndetshme dhe progresive.

Shkup, 21 maj 2019 (MIA) – Deputetët në Kuvend sot e votuan pakon e ligjeve të cilët duhet ta mundësojnë reformën sociale. Pagesat e para të ndihmës së rritur financiare për 300 për qind priten nga muaji i ardhshëm. Tre pakot e ligjeve për mbrojtje sociale dhe fëmijërore dhe siguri sociale të të moshuarve duhet të mundësojnë transformim të plotë të sistemit të deritanishëm për mbrojtje sociale si bazë e çdo shoqërie të shëndetshme dhe progresive.

“Kjo është një ditë e madhe për vendin tonë për të gjithë qytetarët tanë. Kuvendi e votoi pakon e ligjeve për reforma sociale, me këtë reformë vendosim standard të ri në mbrojtje sociale. Punojmë drejtpërdrejtë në uljen e varfërisë fëmijërore i avancojmë të drejtat e personave me pengesa dhe për herë të parë vendosim ligj për siguri sociale të personave të moshuar. Jo vetëm që vendosim të ardhura minimale adekuate apo më shumë mjete financiare tek të varfrit por vendosim edhe shërbime të cilat drejtpërdrejtë këto persona do t’i mbajnë deri në punësim, ndërsa fëmijët deri në moshën e arsimit parashkollor në gjithë sistemin arsimor”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Me këtë shton ajo mundësohet që secili t’i arrijë potencialet e saj në shoqëri, për shkak se besojmë në shoqëri inkluzive, shoqëri të barabartë, shoqëri që jep shansë dhe kujdeset për çdo individ.

Me reformën sociale qasja në shtesat fëmijërore dhe arsimore rritet për 20 herë më shumë fëmijë. Konkretisht, shtesat fëmijërore në vend që 3.200 fëmijëve të deritanishëm do t’i marrin 73.500 fëmijë, ndërsa shtesat arsimore në vend të 3.800 fëmijëve, 64,316 fëmijë. Vendoset edhe siguri sociale për persona të moshuar që kanë mbetur pa pension të moshës dhe nuk kanë burime tjera ekzistence.

Me reformat në sferën sociale vendoset edhe punë e afërt e ekipeve sociale me çdo individ dhe familje, deri në tërheqje përfundimtare nga rreziku social, gjegjësisht deri në punësimin e tyre.

Me Ligjin për mbrojtje sociale avancohen të drejtat dhe mundësojmë kushte më të mira për persona me pengesë.

“Vendosim dy shërbime të plota për persona me pengesa – asistencë personale dhe shërbimin kujdes shtëpiak”. Në mënyrë plotësuese, e drejta për pengesa përhapet edhe për personat me pengesa intelektuale, ndërsa shtesa për kompensim për rroga për orar të shkurtuar të punës rritet dhe arrin deri në 50 për qind të neto rrogës mesatare. Që mënyrë plotësuese ta lehtësojmë jetën e familjeve biologjike të personave me pengesa, ndërsa e rrisim vlerën e të drejtës së shtesës së veçantë për 15 për qind”, thotë Carovska.

Zhvillohet edhe shërbimi për kujdes shtëpiak familjar, i cili do të sigurojë kujdes afatshkurtër të anëtarëve të varur nga familjet për shkak të pushimit, nevoja personale dhe profesionale të anëtarëve të tjerë të familjes. mb/

Back to top button
Close
Close