Korrespondentë MKDLajme nga komunatZgjedhje parlamentare 2020

Votimi është i sigurt, porositë trajnuesi i certifikuar i KSHZ-së nga Kumanova

Është sigurt të votohet, qytetarët duhet të mbajë maskë mbrojtëse. Do ta heqë për një kohë të shkurtë për t'u konstatuar identiteti, duart dezinfektohen dy herë, para dhe pas përfundimit të votimit, thotë trajnuesi i certifikuar i KSHZ-së, Sërxhan Ivanovski nga Kumanova, i cili sot sqaroi se si do të duket votimi dhe si duhet të sillen votuesit në ditën e zgjedhjeve.

Kumanovë, 14 korrik 2020 (MIA) – Është sigurt të votohet, qytetarët duhet të mbajë maskë mbrojtëse. Do ta heqë për një kohë të shkurtë për t’u konstatuar identiteti, duart dezinfektohen dy herë, para dhe pas përfundimit të votimit, thotë trajnuesi i certifikuar i KSHZ-së, Sërxhan Ivanovski nga Kumanova, i cili sot sqaroi se si do të duket votimi dhe si duhet të sillen votuesit në ditën e zgjedhjeve.

Ata nuk do të mund të hyjnë pa maska, në pajtim me rekomandimet e detyrueshme për mbrojtje nga Kovid-19. Sipas KSHZ-së, secili votues është i detyruar të mbajë distancë para objektit dhe hyrjes së vendvotimit. Votimi është i sigurt, tha Ilievski.

Qytetari kur të udhëzohet në vendvotim duhet detyrimisht me vete të mbajë maskë mbrojtëse, e cila do t’i mbulojë fytyrën, hundën, gojën. Kur të niset drejt vendvotimit, ai i drejtohet anëtarit të këshillit zgjedhor, i cili fillimisht do t’i thotë t’i dezinfektojë duart me mjet dezinfektimi për duar dhe do ta kontrollojë me llambë ultra vjollcë.

“Do ta udhëzojë tek anëtari i këshillit zgjedhor, i cili do t’i kontrollojë dokumentet për identifikim personal. Me ç’rast në atë moment votuesi duhet ta heqë maskën nga fytyra, e më pas sërish ta vendosë në fytyrë. Me rëndësi është të dihet se për çdo qytetar janë të domosdoshme dy dokumente për identifikim personal për realizim të së drejtës votuese, letërnjoftim valid dhe dokument udhëtimi valid. Pas gjetjes së personit në listën adekuate zgjedhore, nënshkruhet në grafën e caktuar, vendoset shenja e gishtit treguar të djathtë, më tutje udhëzohet tek anëtari i këshillit zgjedhor, i cili me kujdes do t’ia grisë fletëvotimin, do t’i vendosë vulë sipër në anën e përparme, spërkatet me UV sprej, do të udhëzohet drejt paravanit votues dhe pa kurfarë humbje kohe, me rrumbullakësim të numrit rendor të njërës nga listat e kandidatëve të parapara për këto zgjedhje, do ta realizojë të drejtën e vet demokratike për votim, të garantuar me Kushtetutë”, sqaron Ivanovski.

Ivanovski shton se qytetari në mënyrë diskrete e palos fletëvotimin, vjen deri te paravani votues, e lëshon atë në kuti votimi, i merr dokumentet për identifikim personal, dhe para se të largohet nga vendvotimi, detyrimisht për herë të dytë i dezinfekton duart. Në vendvotim mund të qëndrojnë aq votues sa ka paravane. Tërë këtë e rregullon këshilli zgjedhor, i cili është i obliguar për mirëmbajtje të distancës sociale, si mes anëtarëve të këshillave zgjedhorë, ashtu edhe për përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesve të listave dhe për votuesit.

“Dëshiroj t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të gjithë të dalin në votim nëse konsiderojnë se duhet ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit, secili do t’i respektojë paraprakisht masat e caktuara mbrojtëse ashtu që nuk ka kurfarë rreziku për një person të dalë dhe ta realizojë të drejtën e votimit”, thotë Ivanovski.

Sipas rekomandimeve, KSHZ është e obliguar para dhe pas përfundimit të votimit në hapësira ta dezinfektojë çdo vendvotim. ab/

Back to top button
Close
Close