0_Magazinë.PortalShëndeti

Vodka dhe rakia nuk janë zëvendësim për mjetet dezinfektuese

Koronavirusi i ri i nxiti njerëzit më shpesh t'i lajnë duart, por shkaktoi edhe "zënka" për mjetet dezinfektuese, letër higjienike, letra të lagëta... Ndërsa në disa vende ka edhe mungesë për këto mjete.

Los Anxhelos, 26 mars 2020 (MIA) – Koronavirusi i ri i nxiti njerëzit më shpesh t’i lajnë duart, por shkaktoi edhe “zënka” për mjetet dezinfektuese, letër higjienike, letra të lagëta… Ndërsa në disa vende ka edhe mungesë për këto mjete.

Duke mos pasur gel adekuat për dezinfektim, njerëzit u qasen metodave alternative, si për shembull vodkës. Por siç shkruan revista “Eksplor helt”, kjo nuk është zgjidhje e mirë.

Qendrat për kontroll dhe parandalimin e sëmundjeve, mikrobiologët dhe mjekët potencojnë se larja e duarve me sapun dhe uji është mënyra më e mirë të mbrohemi nga viruset dhe bakterit. Nëse nuk keni qasje në sapun dhe ujë, mund të përdoren edhe mjete për pastrim me bazë prej 60 për qind alkool.

Për këtë, zëvendësim më i mirë dhe efikas për këtë është alkooli medicinal. Pijet e fuqishme, alkoolike megjithatë nuk janë për dezinfektim. sn/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close