Partitë politike

VMRO-DPMNE: Zaevi dhe Shekerinska do të munden më 12 prill

Zoran Zaevi është mashtruesi dhe gënjeshtari më i madh në historinë e Maqedonisë së pavarur.

Shkup, 10 mars 2020

Zoran Zaevi është mashtruesi dhe gënjeshtari më i madh në historinë e Maqedonisë së pavarur.

Zoran Zaevi është turp i secilit qytetar të ndershëm.

Zoran Zaevi e nënçmon popullin dhe intelegjencën e tij.

Zoran Zaevi mund të premtojë një milion vende të reja të punës, por askush nuk i beson.

Zoran Zaevi mund të premtojë 1000 kilometra autostradë të re, por askush nuk i beson.

Zoran Zaevi mund të premtojë rrogë minimale prej 1000 eurove ose të drejtë dhe drejtësi për secilin, por askush nuk i beson.

Zoran Zaev përbetohej në “telin maqedonas” dhe në “baballarë dhe gjyshër” se “nuk do të lind burrë, i cili do ta ndërrojë Kushtetutën dhe emrin kushtetues”, e qytetarët panë vetëm pazar me interesat më të larta kombëtare. Zoran Zaev premtoi shtet juridik, ndërsa u betonua Luj Viton gjyqësia, reketi politik dhe “tras-tras” aktvendime.

Zoran Zaev dhe Radmilla Shekerinska janë sinonim kryesor kur bëhet fjalë për krim dhe korrupsion në Republikën e Maqedonisë.

Ata janë sinonim edhe për dështimet historike të LSDM-së.

LSDM-ja mirë e din se do t’i humb zgjedhjet më 12 prill. Zaevi është i vetëdijshëm për atë dhe për këtë shkak ik nga ballafaqimi me liderin Mickoski.

Jo vetëm se ikë nga TV duelet, Zaevi shmanget t’i përgjigjet edhe pyetjes që u intereson qytetarëve, e ajo është nëse tani kur do të humb në zgjedhje, do të japë dorëheqje dhe do të largohet më në fund nga skena politike?

Për humbjen e LSDM-së meritore do të jetë edhe Radmilla Shekerinska, e cila po ashtu duhet të japë dorëheqje dhe t’i lirojë qytetarët dhe partinë nga pengu. Opozitë kredibile pas 12 prillit do të jetë korrigjues i rëndësishëm për pushtetin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja.

Por, për këtë nuk ka përgjigje as nga Zaevi, as nga Shekerinska.

Kjo vetëm tregon se LSDM-ja nuk ndryshohet dhe paraqitet me kuadro të vjetra dhe të kompromituara.

Zaevi dhe Shekerinska janë mbetjet e fundit nga tranzicioni kriminel, të cilët do të munden pas zgjedhjeve parlamentare më 12 prill.

Vota për Zaevin është votë për krimin dhe për këtë shkak Zaevi kur të mundet, duhet të largohet nga politika.

Me respekt.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së

__________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre

 

Back to top button
Close
Close