
Shkup, 27 mars 2020 (MIA)
LSDM dhe Zaev edhe në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme dhe pandemisë globale profitojnë.
LSDM dhe Venko Filipçe ishin zënë në korrupsion me aparatet respiratore, tani janë zënë në korrupsion edhe me testet për koronavirusin. Profiterët në kushte të krizës Testet për Kovid-19 i mbajnë katër herë më shtrenjtë nga çmimi i tregut.
Testi në Institutin e Shëndetit publik për virusin Kovid-19, kushton as më pak e as më shumë por 4.950 denarë. Testet në klinikat private kushtojnë tre herë më pak përkatësisht 1.200 denarë dhe 1.500 denarë për një test. Testet në shëndetësinë privater kushtojnë më lirë se në shëndetin publik.
Pushtet i tillë i korruptuar nuk ekziston në Evropë, askush në Evropë nuk dëshiron korrupsion dhe politikanë Lui Viton.
Fotografia reale e Republikës së Maqedonisë për momentin është se sistemi dështon, numri i të sëmurëve dhe të vdekurve gjatë tërë kohës rritet. Për shkak të kujdesit joadekaut në shtet 12 për qind e të infektuarve janë mjekë.
Mjekët dhe personeli mjekësor punojnë pa mbrojtje adekuate, ndërsa Zaev dhe funksionarët e LSDM-së lavdërohen me paratë e popullit, ndërsa do t’i shkurtojnë edhe pagat e nëpunësve. Derisa punonjësit shëndetësor kanë hall me pajisjet, Zaev dhe funksionarët e tij hedhin miliona për dreka dhe udhëtime. E turpshme dhe trishtuese është se sa LSDM, Venko Filipçe dhe të tjerët nuk kanë turp dhe fitojnë në kurriz të qytetarëve.
VMRO-DPMNE si parti e cila gjithmonë është në anën e qytetarëve jep mbështetje për të gjithë personat mjekësor dhe shëndetësor dhe do ta mbështesë çdo masë për mbrojtje më të madhe të mjekëve dhe punonjësve shëndetësor.
Qeveria është e obligueshme dhe duhet të sigurojë resurse të mjaftueshme për t’u mbrojtur personeli mjekësor, të mbahet siguri dhe mbrojtje shëndetësore për secilin, sepse çdo jetë vlen!
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së
______________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale