Partitë politike

VMRO-DPMNE: Jofunksionale institucionet shëndetësore, edukative dhe kopshtet

Zoran Zaev dhe ministrat e tij në kushtet të pandemisë me KOVID-19 në vend të zgjidhjeve për problemet dhe sfidat, ata çuan sistemin në kolaps.

21 shtator 2020

Zoran Zaev dhe ministrat e tij në kushtet të pandemisë me KOVID-19 në vend të zgjidhjeve për problemet dhe sfidat, ata çuan sistemin në kolaps.

Në vend të skriningut të punonjësve dhe trajnimit për të punuar në kushte të koronës përpara hapjes së kopshteve, përparësi iu dha interesave personale dhe partiake.

Tani, për shkak të neglizhencës së Qeverisë së LSDM-së, dëgjojmë pothuajse çdo ditë për fëmijë të sëmurë nga kopshtet, për persona të sëmurë që punojnë në to, gjë që çon në një problem serioz në situatën tashmë të keqe me krizën e koronës.

I harruar dhe me një sërë problemesh ka mbetur edhe arsimi.

Qeveria e LSDM e shtyu edhe fillimin e vitit shkollor, të cilin kishte kohë për ta përgatitur, por në vend të kësaj vuri theksin në ryshfetin parazgjedhor dhe interesat personale dhe partiake.

Neglizhenca ndaj të rinjve rezulton që fëmijët të mos kenë udhëzime të sakta se kush dhe si do të ndjekin mësimet, duke çuar në 40 mijë fëmijë që nuk mund të ndjekin mësimin onlajn.

Mungesa e interesit për procesin arsimor rezulton në faktin se trajnimet për personelin mësimor nuk kanë filluar as më pak se dhjetë ditë nga fillimi i planifikuar i vitit shkollor.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe sjellja e papërgjegjshme e Zoran Zaevit dhe ministrave të tij kanë bërë që institucionet shëndetësore, kopshtet dhe institucionet arsimore të jenë jofunksionale. Ata nuk kanë asnjë përgjigje as për ekonominë në kolaps.

Zoran Zaev dhe ministrat e tij nuk janë zgjidhja e problemeve, ata i krijojnë problemet.

Qendra për komunikime e VMRO-së

_____________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close