Partitë politikePolitikë

VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët do të nënshkruajnë marrëveshje për koalicion

VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e koalicionit sot do të nënshkruajnë marrëveshje për koalicionin "Rindërtimi i Maqedonisë". Siç informojnë nga Qendra për komunikim të partisë, ngjarja do të mbahet në hotelin "Kontinetal" në orën 13:00.

Shkup, 11 mars 2020 (MIA) – VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e koalicionit sot do të nënshkruajnë marrëveshje për koalicionin “Rindërtimi i Maqedonisë”.

Siç informojnë nga Qendra për komunikim të partisë, ngjarja do të mbahet në hotelin “Kontinetal” në orën 13:00.

VMRO-DPMNE-ja opozitare dje i kumtoi bartësit e listave të deputetëve për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare. Vendimin për kandidatët për deputetë dhe bartësit e listave e solli Komiteti qendror i partisë, lideri i të cilit Hristijan Mickoski informoi se 95 për qind e listave janë me persona të rinj.

Edhe krahas rekomandimeve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, nga partia nuk planifikojnë ta anulojnë konventën partiake e cila duhet të mbahet sonte dhe në të cilën duhet t’i promovojnë kandidatët për deputetë, për shkak të asaj që numri i të pranishmëve do të jetë në kuadër të të lejuarës. fb/

Back to top button
Close
Close