BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Vlera e dollarit amerikan është rritur përnjëherë për shkak të koronavirusit

Vlera e dollarit amerikan është rritur maksimalisht si pasojë e koronavirusit Kovid-19, lajmërojnë mediumet amerikane. Indeksi i dollarit në bursën londineze mbrëmë ka arritur 99.63 pikë përqindje, ose tregues më i lartë në tre vitet e fundit.

Uashington, 21 shkurt 2020 (MIA) – Vlera e dollarit amerikan është rritur maksimalisht si pasojë e koronavirusit Kovid-19, lajmërojnë mediumet amerikane.

Indeksi i dollarit në bursën londineze mbrëmë ka arritur 99.63 pikë përqindje, ose tregues më i lartë në tre vitet e fundit.

“Blumberg” citoi analistë të cilët mendojnë se rritja e valutës amerikane do të vazhdojë si rezultat i përhapjes së koronavirusit. Ekonomia globale dhe tregjet pësojnë dëme. Për ta mbrojtur kapitalin investues, investitorët ndërkombëtarë i lëshojnë aktivat e rrezikshme në dobi të dollarit amerikan.

Tërësisht në kundërshtim me dollarin është jeni japonez i cili për momentin është në nivel më të ulët të mundshëm nga viti 2017, për shkak të druajtjes për recesion të mundshëm të shpejtë të ekonomisë japoneze, lajmëron sot Blumberg.

Edicioni thekson se rritja e menjëhershme e dollarit në këtë shekull ndodh për të 14-tën herë. Nga secili prej këtyre rasteve deviza amerikane ka marrë 2,4 për qind për 40 ditë. fb/

 

Back to top button
Close
Close