BallkanBallkan.Portal

Vitin e kaluar në Turqi janë vrarë 440 gra

Në vitin 2018 në Turqi janë vrarë 440 gra, tregojnë të dhënat e organizatës joqeveritare turke.

Ankaraja, 25 shkurt 2019 (MIA) – Në vitin 2018 në Turqi janë vrarë 440 gra, tregojnë të dhënat e organizatës joqeveritare turke.

Sipas platformës “Do t’i ndalojmë vrasjet e grave”, vetëm në janar të këtij viti janë vrarë 43 gra.

Informacionet e organizatës flasin se ka rritje të numrit të vrasjeve në Turqi viteve të fundit, shkruan “Hyriet Dejli njuz”.

Në vitin 2017 në vend janë vrarë 409 pjesëtare të gjinisë së butë. Format e dhunës ndaj grave ndryshojnë. Rriten vrasjet nga autorë të panjohur. Shumë vepra penale janë fshehur, thotë Fidan Ataselim, sekretare kryesore e platformës.

Ajo theksoi se agjencitë shtetërore “duhet të jenë në anën e grave”, ndërsa policët duhet në themel t’i grumbullojnë dhe analizojnë dëshmitë në rastet e vrasjes së grave.

Po bëhet gjithnjë e më e vështirë të identifikohen autorët e vrasjeve, pasi rastet nuk pranohen seriozisht”, thotë avokatja Lejla Sjuren

“Në Turqi, nëse viktima është grua, nuk bëhen hetime”, shtoi Sjuren. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close