0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

Vitin e kaluar janë shpenzuar 7,6 milion denarë për mbrojtje të mjedisit jetësor, më së shumti mjete për menaxhim me ujërat e ndotur

Vlera e shpenzimeve për mbrojtje të mjedisit jetësor që është bërë në vitin 2019 arrin 7.579.784 mijë denarë, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë, ndërsa më të mëdha janë shpenzimet për menaxhim me ujërat e ndotur në të cilat përkasin 31,48 për qind.

Shkup, 9 shtator 2020 (MIA) – Vlera e shpenzimeve për mbrojtje të mjedisit jetësor që është bërë në vitin 2019 arrin 7.579.784 mijë denarë, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë, ndërsa më të mëdha janë shpenzimet për menaxhim me ujërat e ndotur në të cilat përkasin 31,48 për qind.

Në shpenzimet e tërësishme për mbrojtje të mjedisit jetësor për  veprim me  mbeturinat marrin pjesë me 25,06 për qind dhe në shpenzimet për  sisteme qarkulluese të furnizimit me ujë 23 për qind.

Shpenzimet për mbrojtje të mjedisit jetësor përbëhen nga dy komponenta: investime në mjete për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe  shpenzime për mbajtje të mjeteve për mbrojtje të mjedisit jetësor.  Pjesëmarrja e investimeve në shpenzimet e tërësishme për mbrojtje të  mjedisit jetësor arrin 58,07 për qind, ndërsa pjesëmarrja e shpenzimeve për  mirëmbajtje në shpenzimet e tërësishme për mbrojtje të mjedisit jetësor arrin 41,93 për qind.

Nga shpenzimet e tërësishme për mbrojtje të mjedisit jetësor,  më së shumti shpenzime janë bërë në industrinë  dhe prodhimet e specializuara në vlerë prej 4.577.086 mijë denarë, përkatësisht 60,39 për qind.

Nga shpenzimet e bëra për mbrojtje të  mjedisit jetësor  në industrinë dhe prodhuesit e specializuar, 61,28 për qind janë destinuar për investime, ndërsa 38,72 për qind janë për mirëmbajtje të mjeteve.

Nga pagesat e tërësishme dhe kompensimet për shërbime të kryera  në mbrojtjen e mjedisit jetësor, më e madhe është pjesëmarrja  e kompensimeve  pagesore për veprim me mbeturinat 80,30 për qind. sa/

Back to top button
Close
Close