0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderShoqëri

Viti i Ri 2020 i brishtë, për disa – bestytni, për disa – gëzim i dyfishtë

Viti i Ri 2020 është vit i brishtë që do të thotë se në vend të 365 ditëve të zakonshme, këtë vit kemi një ditë më shumë. I brishtë është çdo i katërti vit në të cilin shkurti ka 29 ditë, në vend të 28.

Shkup, 1 janar 2020 (MIA) – Viti i Ri 2020 është vit i brishtë që do të thotë se në vend të 365 ditëve të zakonshme, këtë vit kemi një ditë më shumë. I brishtë është çdo i katërti vit në të cilin shkurti ka 29 ditë, në vend të 28.

Ky është vit i brishtë i cili fillon të mërkurën dhe sërish vit të këtillë të brishtë do të ketë në vitin 2048.

Sipas besimeve popullore, në vitin e brishtë nuk bëhen martesa dhe dasma, as nuk ndërtohet shtëpi. Populli ka besuar se gjithçka që bëhet në vitin e brishtë, është me afat të shkurtë edhe pse viti ka një ditë më shumë. Prandaj besonin se në vitin e brishtë nuk bëhen dasma dhe kurorëzime. Të lumtur në një vit të tillë, sipas popullit, janë vetëm fëmijët të cilët janë të lindur në atë vit.

Në vendin tonë mbi 60.000 qytetarë e pritën Vitin e Ri në sheshin në Shkup duke u argëtuar me muzikën e këngëtarit boshnjak Dino Merlin, ndërsa për shkupjanët, Vitri i Ri filloi edhe me binjakë. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close