EvropëKorrespondentë Botë

“Virusi nuk është në pushim, por as kërcënimi terrorist”, thotë ministrja franceze e Mbrojtjes, Florans Parli

Ministrja e Forcave të Armatosura të Francës, Florans Pari, përkujtoi në praninë e kërcënimit terrorist, pasi epidemia "Kovid-19" nga pranvera u gjet në radhët e para të shqetësimit të francezëve, njofton korrespondenti MIA-s nga Parisi.

Paris, 6 gusht 2020 (MIA) – Ministrja e Forcave të Armatosura të Francës, Florans Pari, përkujtoi në praninë e kërcënimit terrorist, pasi epidemia “Kovid-19” nga pranvera u gjet në radhët e para të shqetësimit të francezëve, njofton korrespondenti MIA-s nga Parisi.

“Është thënë shumë herë që virusi nuk shkon me pushime, por kërcënimi terrorist gjithashtu nuk shkon me pushime”, tha ajo gjatë një vizite të ushtarëve të operacionit antiterror “Sentinel” të sistemuar në Lion.

Përpara shtypit, ajo lavdëroi kapacitetet “adaptive” të këtyre forcave “që t’i mbrojnë francezët në vendet e pushimeve”.

“Francezët janë më pak në qytete dhe ndoshta më shumë në plazhe. Domethënë, operacioni Sentinel i shoqëron këto migrime të mëdha që ndodhin gjatë verës”, theksoi ajo.

Në Lion, Sentinel është sistemuar kryesisht “në stacione, aeroport”, por edhe “kudo në një mënyrë të paparashikueshme”, me qëllim që “të jetë përfundimisht reaktiv”, siguroi ministrja pa dhënë detaje për numrin e trupave të mobilizuar. Kjo forcë ushtarake është “mburojë, por është gjithashtu një shpatë, e aftë të përgjigjet në rast të një kërcënimi”, insistoi ajo.

Krijuar pas sulmeve terroriste në janar të viti 2015, operacioni Sentinel mobilizoi 7.000 trupa në Francë. Këta ushtarë i mbrojnë vendet fetare (sinagogat, xhamitë …), vende që janë veçanërisht të rrezikuara nga terrorizmi ose shumë të zakonshme (vendet turistike, stacionet …). Ata janë prezent pothuajse përgjithmonë në vende të caktuara, të tilla si aeroportet ose muzetë. Operacioni mund të “arrijë në 10.000 (ushtarë) në rast të një kërcënimi jashtëzakonisht të madh dhe me kërkesën e Presidentit të Republikës”, tha ministrja. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close