EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Virologu gjerman: Duhet të mendojmë edhe për valën e dytë dhe të tretë të Kovid-19

Virologu gjerman Hendrik Shtrek mendon se do të ketë valë të dytë dhe të tretë  të infeksionit  me Kovid-19 dhe se shoqëria duhet të mësojë të jetojë me koronavirusin.

Berlin, 10 korrik 2020 (MIA) – Virologu gjerman Hendrik Shtrek mendon se do të ketë valë të dytë dhe të tretë  të infeksionit  me Kovid-19 dhe se shoqëria duhet të mësojë të jetojë me koronavirusin.

Në deklaratë për televizionin lokal, Shtrek tha se nuk pret zhvillim të shpejtë të vaksinës.

Në një të ardhme të afërt ai nuk sheh depërtim në zhvillimin e vaksinës, edhe krahas faktit që një numër i madh i njerëzve janë përfshirë në hetimin në mbarë botën.

Ai rekomandon shoqëria të adaptohet dhe të mësojë të jetojë me virusin.

“Duhet të pajtohemi me atë dhe të bëjmë më të mirën që mundemi. Ajo konkretisht do të thotë se do të kemi  lëkundje të vazhdueshme, që ndodhin edhe tani. Gjithashtu, gjithmonë duhet të konsiderojmë në paraqitje  të vatrave, sqaroi njëri nga virologët udhëheqës gjerman.  sa/

Back to top button
Close
Close