BotëBotë.Portal

Viktimat e para nga koronavirusi në Iran

- Dy persona, të parët te të cilët sot ishte konfirmuar koronavirusi në Iran, humbën jetën në një spital në qytetin shiit Kom, bëri të ditur Universiteti i Shkencave Mjekësore në atë qytet.

Teheran, 19 shkurt 2020 (MIA) – Dy persona, të parët te të cilët sot ishte konfirmuar koronavirusi në Iran, humbën jetën në një spital në qytetin shiit Kom, bëri të ditur Universiteti i Shkencave Mjekësore në atë qytet.

“Dy për të cilët sot ishte konfirmuar se kanë koronavirus humbën jetën nga infeksioni respirator”, deklaroi një përfaqësues i Universitetit.

Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë Kijanusha Xhahanpura e konfirmoi vdekjen e tyre në Tuiter.

Ai paraprakisht konfirmoi se në dy ditët e kaluara ishin zbuluar disa raste të dyshimta të koronavirusit të ri.

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kinë sot u rrit në 74.185, ndërsa i të vdekurve në 2.004 persona. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close