Video konferencë: BE-ja duhet që në mars të marrë vendim për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Kancelari austraik Sebastian Kurc, eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji dhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbajtën sot një video-konferencë, në të cilën përveç luftës kundër koronavirusit, u hap edhe çështja e zgjerimit të BE-së dhe emigracionit ilegal.

Vjenë, 17 mars 2020 (MIA) – Kancelari austraik Sebastian Kurc, eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji dhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbajtën sot një video-konferencë, në të cilën përveç luftës kundër koronavirusit, u hap edhe çështja e zgjerimit të BE-së dhe emigracionit ilegal.

Ata u prononcuan se kanë rënë dakord që duke filluar nga ky muaj BE-ja të marrë  vendim për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“E nënvizojmë nevojën që BE-ja të marrë vendim që në mars për fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, thuhet në përfundimin e video-konferencës.

Siç theksuan pjesëmarrësit, kjo është me rëndësi thelbësore për të dy vendet dhe për besueshmërinë e perspektivës evropiane të të gjithë rajonit.

Në përfundim të takimit u përshëndet gjithashtu edhe propozimi i Komisionit Evropian për metodologjinë e re të procesit të zgjerimit.

Në video-konferencën e sotme morën pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe BeH-së.mb/

Таг
Back to top button
Close
Close