0_Sport,PortalFutboll

Vidali për ndeshjet pa spektatorë: Është vështirë të motivoheni pa publik

Futbollisti i rreshtit të mesëm të Barcelonës, Arturo Vidal e ndau mendimin e tij për mbajtjen e ndeshjeve në mungesë të tifozëve në stadiume për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Barcelonë, 24 qershor 2020 (MIA)  – Futbollisti i rreshtit të mesëm të Barcelonës, Arturo Vidal e ndau mendimin e tij për mbajtjen e ndeshjeve në mungesë të tifozëve në stadiume për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Gjithçka duket e çuditshme dhe e ndërlikuar, nga procedurat para ndeshjeve deri te protokollet. Paraprakisht, ishte e pamundur të mendohet se mund të paraqiten punë të tilla. Mungesë së tifozëve? Tifozët na japin emocione që tashmë nuk i kemi, madje edhe kur shkojmë në stadium. Atmosfera u ndryshua shumë. Është vështirë të gjendet motivim që të jepni më të mirën nga vetja. Ndonjëherë është vështirë madje dhe ta detyroni veten të hyni në terren. Futbolli varet nga atmosfera që e krijojnë tifozët”, potencoi Vidali. ar/ 

Таг
Back to top button
Close
Close