0_Maqedoni.PortalPolitikë

Vice Zaev: Bisedat e publikuara janë gënjeshtra nga persona të tretë

Vice Zaev, vëllai i kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev në shkresën deri te mediat thotë se bisedat e publikuara janë gënjeshtra nga persona të tretë të cilët nuk do t'i ndalojnë të japin paga dhe të paguajnë tatime.

Shkup, 4 korrik 2020 (MIA) – Vice Zaev, vëllai i kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev në shkresën deri te mediat thotë se bisedat e publikuara janë gënjeshtra nga persona të tretë të cilët nuk do t’i ndalojnë të japin paga dhe të paguajnë tatime.

“Gënjeshtrat e publikuara nga persona të tretë nuk do t’i pengojnë Zaevët të japin rroga dhe të paguajnë tatime. I hedh poshtë si gënjeshtra dhe manipulime muhabetet e publikuara ku persona të tretë përmendin emrin tim. Këto janë gënjeshtra të dala nga bodrumet fejk njuz të opozitës. Zaevët  janë të ndershëm dhe maqedonas të vlefshëm. Instalimet e regjimit nuk do të na ndalin të vazhdojmë të japim rroga, të paguajmë tatime dhe t’i ndihmojmë qytetarët”, ka thënë Vice Zaev.

Ai ka reaguar ndaj audio- incizimit që sot është publikuar në kanalin Jutjub të titulluar “Vice mafiozi”. Biseda ku dëgjohen dy persona është emërtuar si “Vice jep dritë të gjelbër që të ndez makina”. fab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close