BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Veteranët e UÇK-së dhe ish të burgosurit politikë organizojnë protestë kundër Gjykatës Speciale për Kosovën

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) dhe Shoqata e të burgosurve politikë (SHBP) ftuan sot për një protestë kundër Gjykatës Speciale për Kosovën e cila u krijua për t'i hetuar krimet e mundshme të luftës të anëtarëve të UÇK-së në luftën 1998-99, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 2 korrik 2020 (MIA) – Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) dhe Shoqata e të burgosurve politikë (SHBP) ftuan sot për një protestë kundër Gjykatës Speciale për Kosovën e cila u krijua për t’i hetuar krimet e mundshme të luftës të anëtarëve të UÇK-së në luftën 1998-99, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në kumtesën e saj (OVL-UÇK)  dërguar mediave të Kosovës, theksohet se protesta mbarëkombëtare do të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës më 9 korrik, me moton “Në Mbrojtje të Luftës Çlirimtare”.

Arsyeja e protestës është lajmi i publikuar të mërkurën e kaluar, 24 qershor, se para gjykatës, selia e së cilës është në Hagë, është ngritur aktakuzë për krime lufte kundër disa prej themeluesve dhe udhëheqësve të UÇK-së, përfshirë presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, ish kryetarin e parlamentit, Kadri Veseli.

Sipas organizatorëve të protestës, “publikimi i aktakuzës së pakonfirmuar dhe momenti në të cilin është bërë ajo tregojnë se Gjykata Speciale është nën ndikimin politik, gjë që e bën tërë procesin të paligjshëm” ndaj akuzave të anëtarëve të UÇK-së.

Për këtë arsye, veteranët e UÇK-së dhe ish të burgosurit politikë, kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës që ta ndryshojë ligjin me të cilin është themeluar Gjykata Speciale.

“Ngritja e kësaj akuze është bërë me një qëllim të caktuar, veçanërisht për ta parandaluar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kërkohet nga Asambleja e Kosovës që ta ndryshojë ligjin për Gjykatën Speciale, sepse të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë duhen gjykuar”, thuhet në kumtesë.

Me 24 qershor është publikuar se Prokuroria Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, ka ngritur aktakuzë kundër Thaçit dhe Veselit, si dhe kundër ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së, për një numër të madh krimesh kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës, përfshirë vrasjen e civilëve shqiptarë, serbë, romë dhe të tjerë.

Pas publikimit të informacionit për aktakuzën u anulua takimi i Thaçit dhe kryeministrit Avdullah Hoti me presidentin serb, Aleksandar Vuqiç dhe kryeministren, Ana Bërnabiç, që më 27 qershor duhej të mbahej në Uashington, e organizuar nga i dërguari special i presidentit amerikan Donald Tramp për negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit, ambasadori Riçard Grenell.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë duhej ta shënonte rifillimin e dialogut midis dy vendeve, i cili u pezullua në nëntor 2018, kur Prishtina e vendosi taksën prej 100 për qind për importet nga Serbia, ndërsa të cilën në fillim të muajit të kaluar e hoqi kryeministri i ri i Kosovës, Hoti. ia/ls/ 

Back to top button
Close
Close