KronikëKronikë.PortalShoqëri

Vetëndezja është shkaku i “Seat Alteas” së djegur në parkingun në Aerodrom 

Vetëndezja ishte shkaku i "Seat Alteas" së djegur në parkingun në bulevardin "Asnom" në lagjen Lisiçe e Re, i cili u dogj plotësisht dhe zjarri i të cilit i kaploi pjesërisht dy automjete të tjera, kumtoi MPB.

Shkup, 12 gusht 2020 (MIA) – Vetëndezja ishte shkaku i “Seat Alteas” së djegur në parkingun në bulevardin “Asnom” në lagjen Lisiçe e Re, i cili u dogj plotësisht dhe zjarri i të cilit i kaploi pjesërisht dy automjete të tjera, kumtoi MPB.

Rasti u raportua këtë fundjavë, më 9 gusht.

Sipas inspektimit, bisedat e realizuara dhe ekzaminimi i të dhënave nga kamerat e sigurisë, është përcaktuar që rreth orës 09:20 pjesa e brendshme e automjetit “Seat Altea” u përfshi nga zjarri dhe zjarri filloi të përhapet. Pas një kohe të shkurtër, pronari i “Alteas” M.J. (35) nga Shkupi u përpoq ta shuante zjarrin, por kur e hapi njërën nga dyert, flaka u përhap shumë shpejt, ajo e  kapi pjesën e brendshme të automjetit dhe dy automjete të tjera, “Fiat Punto”, në pronësi të I.N. (41) dhe “Mercedes E 270”, pronë e K.S. (73), të dy nga Shkupi.

Pas udhëzimeve të prokurorit publik, ngjarja u zbardh dhe u cilësua si “zjarr”. ls/shk/

Back to top button
Close
Close