0_Maqedoni.PortalLajme nga komunatShkup

Vetëm për një ditë 696 qytetarë të Shkupit kanë aplikuar për subvencione për biçikletë

Gjithsej 696 kërkesa  deri tani janë dorëzuar nga ana e qytetarëve për subvencione për biçikletë të blerë dhe 91 kërkesa për subvencione për monopati të blerë, prejse dje Qyteti i Shkupit i  shpalli thirrjet publike.

Shkup, 1 qershor 2020 (MIA) – Gjithsej 696 kërkesa  deri tani janë dorëzuar nga ana e qytetarëve për subvencione për biçikletë të blerë dhe 91 kërkesa për subvencione për monopati të blerë, prejse dje Qyteti i Shkupit i  shpalli thirrjet publike.

Qyteti i Shkupit theksoi se këtë vit risi është që qytetarët  do të mund të dorëzojnë  llogari fiskale për biçikletë të blerë ose monopati elektrike nga 1 janari i këtij viti. Mjetet që Qyteti i Shkupit do t’i subvencionojë janë në vlerë prej 50 për qind nga vlera e biçikletës,  por jo më shumë se 3.000 denarë për person, me përfshirje të tatimit personal të të ardhurave, dhe 30 për qind nga vlera e monopatisë elektrike, por jo më shumë se  7.000 denarë për person, me përfshirje të tatimit personal të të ardhurave.

“Thirrjet do të jenë të hapura deri më 30.11.2020 ose deri në realizimin e mjeteve, ndërsa do të zbatohen sipas parimit “kush vjen i pari shërbehet i pari”. Një person mund të dorëzojë vetëm një kërkesë për subvencion për blerje të një biçiklete, ndërsa e njëjta vlen edhe për subvencion për  monopati elektrike”, informon Qyteti i Shkupit.

Kërkesa për kompensim të një pjese të shpenzimeve për blerje të biçikletës ose monopatisë elektrike, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, qytetarët në zarf të mbyllur  i dorëzojnë  deri te Komisioni përkatës, përmes Arkivit të qytetit të Shkupit, bulevardi Ilinden, nr 82, çdo ditë pune nga ora 09-15:00.

“Në buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2020 për këtë qëllim janë parashikuar  10 milion denarë nga të cilat  8,5 milion denarë do të destinohen për biçikleta, ndërsa 1,5 milion denarë për monopati elektrike. Sipas  mjeteve financiare të parashikuara, Qyteti i Shkupit këtë vit do të ndajë subvencione për rreth 2.800 biçikleta dhe rreth 215 monopati elektrike”, citohet në kumtesën e Qytetit të Shkupit. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close