BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Veseli: Nuk mund të ketë zgjedhje në Kosovë në kohë të pandemisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pas takimit të sotëm me presidentin e shtetit, Hashim Thaçi deklaroi se "hipokrizi të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme"  në kohë të pandemisë së Kovid-19, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 1 prill 2020 (MIA) – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pas takimit të sotëm me presidentin e shtetit, Hashim Thaçi deklaroi se “hipokrizi të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme”  në kohë të pandemisë së Kovid-19, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Veseli pas takimit u deklaroi gazetarëve se gjëja e vetme që PDK-ja e kërkon është që të respektohet Kushtetura dhe të mbrohet vullneti i qytetarëve. Ai theksoi se partia e tij edhe në të ardhmen do të mbetet në opozitë.

“Ta respektojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ndërsa sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme duhet të merret parasysh fakti i pandemisë, për të cilën as OBSH-ja nuk e din se kur do të përfundojë. Vullneti i sovranitetit është më legjitim, por në këto rrethana në të cilat gjendemi  është hipokrizi të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk mund ta rrezikojmë shëndetin e qytetarëve. PDK-ja ka pozitë shumë të qartë në këtë situatë: ne do të jetë në opozitë dhe do ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovësd, ka thënë Veseli

Në kuadër të iniciativës për formimin e qeverisë së re, Thaçi sot filloi takime konsultuese me liderët e partive politike parlamentare.

Përveç me Veselin, ai sot u takua edhe me kryeministrin në dorëheqje të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili kërkoi shpallje të zgjedhjeve të parakohshme, si dhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i cili, si dhe Veseli, tha se Kosovës nuk i duhen zgjedhje në këtë kohë.

Për nesër janë caktuar takime me liderët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradija, të partisë së serbëve të Kosovës, Lista serbe (LS0, Goran Rakiq dhe të Iniciativës Socialdemokrate (Nisma), Fatmir Limaj, si dhe me përfaqësues të grupit G6, gjegjësisht përfaqësues të bashkësive të jo shumicës etnike në Kosovë. ia/fb/

Таг
Back to top button
Close
Close