0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Venger: Arsenali e ka përgatitur Gnabrin, ndërsa Bajerni thjeshtë e rrëmbeu

Ish trajneri i Arsenalit, Arsen Venger foli për sulmuesin e Bajern Munihut, Serzh Gabri.

Londër, 26 shkurt 2020 (MIA) – Ish trajneri i Arsenalit, Arsen Venger foli për sulmuesin e Bajern Munihut, Serzh Gabri.

“Ky njeri nuk ka kufi real të aftësisë së tij. Gnabri ka shpejtësi, fuqi, teknologji, inteligjencë, por ndonjëherë ai kërkon rrugë të lehtë. Ky ishte problemi i tij. E dërgova në Uest Bromuiç Albion dhe aspak nuk funksiononte. Të jem i sinqertë, me duket se kishim kontratë me të, ndërsa Bajerni thjeshtë e ka rrëmbyer nga Verder Bremeni”, tha Venger.

Francezi tha se në Arsenal kanë qenë të bindur se Gnabri do të mbetet në klub.

“Ne e kemi përgatitur dhe dëshironim të nënshkruajmë kontratë të re, pasi ajo e vjetra po skadonte dhe mendonim se ai do të mbetet”, tha Venger.

Gnabri mbrëmë shënoi dy gola në ndeshjen e 1/8 së finales në Ligën e kampionëve kundër Çelsit në fitoren e bavarezëve me rezultatin 3:0. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close