BotëBotë.Portal

Venezuelë: Trazira në burg, 40 të vdekur

Në trazirën e cila shpërtheu në një burg në pjesën qendrore të Venezuelës kanë humbur jetën të paktën 40 persona, ndërsa 50 të tjerë janë lënduar, mes tyre edhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare dhe drejtuesi i institucionit ndëshkues, kumtuan autoritetet lokale.

Karakas, 2 maj 2020 (MIA) – Në trazirën e cila shpërtheu në një burg në pjesën qendrore të Venezuelës kanë humbur jetën të paktën 40 persona, ndërsa 50 të tjerë janë lënduar, mes tyre edhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare dhe drejtuesi i institucionit ndëshkues, kumtuan autoritetet lokale.

“Trazirat filluan me protestë të burgosurve, të cilët kërkonin që anëtarëve të familjeve të tyre t’u lejohet t’u sjellin ushqim, ndërsa pastaj shpërthyen përplasje të armatosura midis të burgosurve dhe rojtarëve”, deklaroi deputetja Marija Beatris Martines, e cila ka pasur qasje në raportin për trazirën në burgun në qytetin Guanare, të hartuar nga forcat lokale të sigurisë.

Sipas saj, në shpërthimin e bombës është lënduar edhe një pjesëtar i Gardës Kombëtare.  ar/

Таг
Back to top button
Close
Close