0_Magazinë.PortalUdhëtime

Vendpushim japonez ku mysafirët bien në gjumë duke shikuar mace

Një hostel i pazakontë, lidhur me strehim për mace, në prefekturën Osakë në Japoninë perëndimore, u mundëson mysafirëve të bien në gjumë duke shikuar në macet. Për shumicën, kjo është një ikje  nga realiteti, ku ende është aktuale koronavirusi. 

Osakë, 31 gusht 2020 (MIA) – Një hostel i pazakontë, lidhur me strehim për mace, në prefekturën Osakë në Japoninë perëndimore, u mundëson mysafirëve të bien në gjumë duke shikuar në macet. Për shumicën, kjo është një ikje  nga realiteti, ku ende është aktuale koronavirusi.

Hosteli i quajtur “Neko Hatago” është hapur dhjetorin e kaluar, si shtesë e “kafenesë” për mace “Neko Jokuxho”. Vendpushimi ka tetë dhoma, prej ku njerëzit mund t’i shohin macet përmes në xhami të vendosur pranë krevatit.

“Dëshiroj që njerëzit të kuptojnë më shumë për macet që ne i shpëtojmë dhe mbledhim, dhe se si ata sillen në mbrëmje”, thotë Naomi Nishikubo, pronare e objektit.

Mjaullimet dëgjohen vazhdimisht, ndërsa mysafirët në hotel u është lejuar t’i lajnë dhe ushqejnë macet, para dhe pas orarit të punës në “kafene” për mace.

Hosteli ka pasur edhe mjaft vizitorë të huaj para pandemisë së koronavirusit, por tani ata janë më pak. ar/ 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close