0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderShoqëriVideo deklaratë

Vendoset spitali mobil në Klinikën infektive

Në qarkun e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive është vendosur spitali i lëvizshëm për pranimin e pacientëve me koronavirus. Do të ketë 130 shtretër dhe kushte të përshtatshme, tualete, dushe. Do të jetë plotësisht funksional javën e ardhshme.

Shkup, 2 prill 2020 (MIA) – Në qarkun e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive është vendosur spitali i lëvizshëm për pranimin e pacientëve me koronavirus. Do të ketë 130 shtretër dhe kushte të përshtatshme, tualete, dushe. Do të jetë plotësisht funksional javën e ardhshme.

Spitali mobil është i ndërlidhur me Klinikën Infektive dhe do të plotësojë kapacitetin e saj. Në vendosja e tij, që ka zgjatur më pak se shtatë ditë, ishin  të përfshirë Qyteti i Shkupit, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes.

Lokalitetin ku është vendosur spitali mobil, e vizituan sot zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Spitali i lëvizshëm është vendosur në zonën ku ishin barakat e ish-konviktit “Medicinar”, të cilat Qyteti i Shkupit i rrënoi dhe e rregulloi ambientin.

Me të në mënyrë plotësuese rriten kapacitetet për hospitalizim të personave të infektuar me Kovid-19. Sistemi shëndetësor në vend, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është i gatshëm të pranojë numër më të madh të pacientëve sesa ata që trajtohen aktualisht në spitale, si dhe për pikun e koronavirusit në vend, i cili sipas vlerësimeve pritet nga fundi i muajit. Ekzistojnë më shumë se 1.000 shtretër spitalor në dispozicion për shtrimin në spital të pacientëve me koronavirus edhe atë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive me me kapacitete shtesë, SPQ “8 Shtatori”, Pavionet e sëmundjeve infektive në Shtip, Gostivar dhe Veles, Instituti për sëmundjet e mushkërive në Kozle, ndërtesa ndihmëse e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në Demir Kapi, si dhe kapacitetet e ofruara nga spitalet private.

Klinika për Sëmundje Infektive, së bashku me kapacitetin shtesë për pranimin e pacientëve me koronavirus me sëmundje të rënda dhe të mesme disponon me 250 shtretër spitalor, dhe gati 400 shtretër disponon SPQ “8 Shtatori” në Shkup. Momentalisht,  në Klinikën e Sëmundje Infektive mjekohen 59 pacientë, që paraqet një të katërtën e kapaciteteve të disponueshme vetëm në këtë lokalitet, që do të thotë se këto institucione kanë kapacitete të mjaftueshme, por edhe infektologë specialistë të sëmundjeve infektive dhe një staf të trajnuar mjekësor. mb/

 

Back to top button
Close
Close