BotëBotë.Portal

Vendet në zhvillim do të mund të humbin 85 për qind të të ardhurave nga nafta

Të ardhurat nga nafta dhe gazi në vendet në zhvillim do të mund të arrijnë nivel më të ulët në më shumë se  dy dekadat e fundit, nëse zgjat gjendja e tanishme e tregut të energentëve, paralajmërojnë Agjencia Ndërkombëtare për Energjetikë (IEA) dhe Organizata e vendeve eksportuese e naftës (OPEK) në kumtesën e përbashkët.

Vjenë, 18 mars 2020 (MIA) – Të ardhurat nga nafta dhe gazi në vendet në zhvillim do të mund të arrijnë nivel më të ulët në më shumë se  dy dekadat e fundit, nëse zgjat gjendja e tanishme e tregut të energentëve, paralajmërojnë Agjencia Ndërkombëtare për Energjetikë (IEA) dhe Organizata e vendeve eksportuese e naftës (OPEK) në kumtesën e përbashkët.

Drejtori i përgjithshëm i IEA-s, Fatih Birol dhe sekretari i përgjithshëm i OPEK-ut, Mohamed Barkindo shfaqën “shqetësim të madh” për shkak të pandemisë nga koronavirusi, duke paralajmëruar se kjo do të mund të ketë “pasoja potenciale afatgjata ekonomike dhe shoqërore”.

Birol dhe Barkido theksojnë në kumtesë se presin që vendet në zhvillim sivjet të shënojnë rënie të të ardhurave nga nafta dhe gazi për 50 deri 85 për qind, duke shtuar se “Është i rëndësishëm stabilIteti i tregut, sepse prodhuesit i ndjenjë pasojat”.

Çmimi i naftës së Detit Verior “brend” arrin 29,91 dollarë për fuçi, që është një ulje prej 0,7 për qind në krahasim me ditën paraprake, derisa çmimi i naftës amerikane WTI është rritur për më shumë se një për qind, në 28,98 dollarë për fuçi.

Таг
Back to top button
Close
Close