0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiMakedonija.SlajderVideo deklaratë

Vende pune hapen, problemi është të plotësohen me kuadro të kualifikuara

Ndryshimet në rregulloren e marrëdhënieve të punës, ri-kualifikimi i të papunëve, krijimi i vendeve të punës të paguara mirë janë një pjesë e rekomandimeve që do t'u ofrojnë kompanive rekrutimin e fuqisë punëtore cilësore dhe konkurrencë më të madhe, por gjithashtu do të jetë të zvogëlohet edhe largimi i kuadrove cilësore nga shteti.

Shkup, 20 mars 2019 (MIA) – Ndryshimet në rregulloren e marrëdhënieve të punës, ri-kualifikimi i të papunëve, krijimi i vendeve të punës të paguara mirë janë një pjesë e rekomandimeve që do t’u ofrojnë kompanive rekrutimin e fuqisë punëtore cilësore dhe konkurrencë më të madhe, por gjithashtu do të jetë të zvogëlohet edhe largimi i kuadrove cilësore nga shteti.

Lubomir Dimovski, përfaqësues i projektit “Partneritet për biznes rrugore më të mirë”, në të cilën bëjnë pjesë katër dhoma tregtare, thotë se, deri tani si qëndrim i përbashkët i sektorit privat janë përpiluar nëntë dokumente pozitash në pjesën e marrëdhënieve të punës.

“Kërkesat e kompanive janë gjithnjë në drejtim të fleksibilitetit më të madh në procesin e krijimit, realizimit dhe përfaqësimit të marrëdhënies së punës në një lloj ri-regullimi , por sigurisht jo anarki, trajtimi i i marrëdhënies së punës si kontratë pune me elemente të detyrueshme dhe lirinë e dakordimit midis të dy palëve” , tha Dimovski në forumin e sotëm për “Sfidat e kompanive për gjetjen e fuqisë punëtore cilësore në kohën bashkëkohore”.

Në sondazhin në nëntor të vitit të kaluar prej 518 kompanive pothuajse gjysma janë prononcuar negativisht në pyetjen për rregulloren e të drejtës të punës.

Sipas profesorit universitar Gadaf Rexhepi, nga vitit 2010 deri tani ka ulje të numrit të nxënësve të regjistruar për 25 për qind, gjegjësisht në shkollat e mesme janë regjistruar 15.000 nxënës më pak, ndërsa në disa rajone ka 31 për qind.

Analiza për periudhën nga viti 2006 deri tani  tregon se numri i personave të papunë me arsim fillor dhe të mesëm po zvogëlohet, por nuk ka rënie te ato me arsim universitar. Kjo, siç tha Rexhepi, tregon se ka problem në sistemin arsimor, veçanërisht në arsimin e lartë. Përveç kësaj, deklaroi se në vitin 2005 kishte 41 fakultete dhe 136 në vitin 2018.

“Numri i studentëve në vitin 2005 ka arritur 48. 000, ndërsa sot është 56. 000, që do të thotë se për 8000 studentë kemi hapur 95 fakultete të reja. Buxheti për arsimin është rritur me 120 për qind në dhjetë vitet e fundit dhe këtu bëhet fjalë për një menaxhim të keq” tha Rexhepi, duke potencuar se ligji i ri për marrëdhënie pune duhet t’u përgjigjet rrethanave të reja ekonomike.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev vlerëson se aktivitetet duhet të përqendrohen në hapjen e vendeve të punës që do të paguhen më mirë dhe do të jenë më tërheqëse që të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të sigurohen kushte për rikualifikimin e personave të papunëve që nuk kanë arsimim adekuat.

Edhe pse në vend ka papunësi rekord të ulët prej 19.4 për qind që nga pavarësia deri tani, zëvendëskryeministri theksoi se problemi është struktura e 105,000 qytetarëve të papunë, sepse 42 për qind janë më të vjetër se 50 vjet, 50 për qind janë pa ose me arsim fillor, ndërsa  26.5 për qind me arsim të mesëm, por jo nga shkollat e kërkuara teknike. Sondazh i 3,140 kompanive tregoi se 1,883 prej tyre në gjashtë deri në 12 muajt e ardhshëm do të kenë nevojë për 18,643 vende pune edhe pse supozohet se po aq punësime nevojiten edhe më shumë punësime te të panketuarit nevoja aktuale është mbi 35,000 deri në 40,000 vende pune. Më të kërkuara prej profesioneve janë inxhinier i makinerisë, inxhinier ndërtimi, elektroteknik, rrobaqepës, bukëpjekës, kuzhinier, , ….

Sipas Angjushevit, tashmë nuk është problem hapja e vendeve të punës, por të plotësohen, ndërsa të papunët të aftësohen dhe ri-kualifikohen për pozicionet më të kërkuara dhe më deficitare të punës

Shteti përveç mbështetjes për rritjen në industri mbështet edhe ri-kualifikim me masat aktive përmes Agjencisë për Punësim dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për të cilën këtë vit janë siguruar 20 milionë euro. sn/ 

Back to top button
Close
Close