BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Vëllau i Xhorxh Flojd e dënoi dhunën, kërkon paqe

Terens Flojd, vëllau më i vogël  i afroamerikanit Xhorxh Flojd, i cili  ishte vrarë nga  një polic në Mineapolis,  bëri thirrje në qetësim të situatës dhe i dënoi protestat e dhunshme që mbahen në mbarë SHBA-në.

Uashington,  1 qershor 2020 (MIA) – Terens Flojd, vëllau më i vogël  i afroamerikanit Xhorxh Flojd, i cili  ishte vrarë nga  një polic në Mineapolis,  bëri thirrje në qetësim të situatës dhe i dënoi protestat e dhunshme që mbahen në mbarë SHBA-në.

Flojd  për Ej-Bi-Si Njuz deklaroi se dëshiron të ngritet akuzë për vrasje  të shkallës së parë kundër policit Derek Çovin, i cili me gju e ngulfati vëllaun e tij, si dhe kundër policëve tjerë  të cilët morën pjesë në atë aksion.

Ai theksoi se shumica Xhorxh Flojdin e kanë përshkruar si “xhin i butë”.

“Edhe unë jam i zemëruar. Ndonjëherë jam i hidhëruar. Dua të çmendem”, tha Terens Flojd. sa/

 

Таг
Back to top button
Close
Close