BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Vëllai i Xhorxh Flojdit tregoi se çfarë bisede ka pasur me Trampin (video)

- Filonis Fllojd, vëllai i afroamerikanit të vrarë nga polici, gjë që shkaktoi protesta masive dhe trazira përgjatë Amerikës, deklaroi se ka biseduar si me presidentin Donald Tramp, ashtu edhe me kandidatin presidencial Xho Bajden, por se biseda me Trampin ishte "shumë e shpejtë".

Uashington, 1 qershor 2020 (MIA) – Filonis Fllojd, vëllai i afroamerikanit të vrarë nga polici, gjë që shkaktoi protesta masive dhe trazira përgjatë Amerikës, deklaroi se ka biseduar si me presidentin Donald Tramp, ashtu edhe me kandidatin presidencial Xho Bajden, por se biseda me Trampin ishte “shumë e shpejtë”.

“Ai nuk më la mundësinë as të flas, ishte rëndë. U përpoqa të bisedoj por ai vazhdimisht, disi më refuzonte, si ‘nuk dua të dëgjoj se çka don të thuash”, deklaroi Fllojdi mbrëmë për Em-ec-en-bi-si.

Ai shtoi se nga presidenti kishte kërkuar drejtësi, “i thashë se nuk mund të besoj se ata bënë linçim modern në mes të ditës”.

Fllojdi tregoi se në bisedën me Xho Bajdenin, kishte kërkuar që kandidati demokratik presidencial të sjellë drejtësi për vëllain e tij.

Presidenti Tramp dje në Shtëpinë e Bardhë shprehu keqardhje të thellë për vdekjen e Xhorxh Fllojdit.

“Fola me anëtarë të familjes së tij, njerëz të shkëlqyer”, deklaroi Trampi, por nuk iu përgjigj thirrjes që të zbulojë hollësi nga biseda me vëllain e Fllojdit. fc/ 

 

 

 

Back to top button
Close
Close