0_Magazinë.PortalSkena

Vdiq kompozitori polak Kshishtof Penderecki

Kompozitori  polak me famë botërore Kshishtof Penderecki vdiq sot në moshën 86 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë.

Varshavë, 29 mars 2020 (MIA) – Kompozitori  polak me famë botërore Kshishtof Penderecki vdiq sot në moshën 86 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë.

Vdekja e tij nuk ka lidhje me koronavirusin.

“Edhe pse personi i cili është kujdesur për të ishte pozitiv me koronavirus, rezultati  i testit të tij ka qenë negativ”, deklaroi vajza e tij Beata.

Ka qenë fitues i katër çmimeve Grammy, e fundit në vitin 2016.  sa/

Таг
Back to top button
Close
Close