0_Magazinë.PortalSkena

Vdes producenti Stiv Bing

Producenti i Hollivudit Stiv Bing ka vdekur në moshën 56 vjeçare pasi ra nga kati i 27-të i një ndërtese në Los-Anxhelos, publikoi TMZ.

Los – Anxhelos, 23 qershor 2020 (MIA) – Producenti i Hollivudit, Stiv Bing ka vdekur në moshën 56 vjeçare pasi ra nga kati i 27-të i një ndërtese në Los-Anxhelos, publikoi TMZ.

Sipas mediave, Bing vuante nga depresioni dhe kreu vetëvrasje. As policia dhe as të afërmit e të ndjerit nuk e kanë konfirmuar ende këtë informacion.

Bing njihet më shumë për filmat e tij “Ekspresi polar” (Polar Express) me Tom Henks, ” Kape Karterin” (Catch Carter) me Silvester Stallone dhe dokumentarin e Martin Skorseze “Shine a Light”.

Producenti ka një fëmijë me aktoren britanike Elizabet Harly dhe ish-tenisten Lisa Bonder. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close