BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Vdekshmëria nga Kovid-19 në Mal të Zi në shkurt rritet për 70 për qind 

Në Mal të Zi 210 qytetarë kanë vdekur si rezultat i Kovid-19 në shkurt, prej të cilëve 12 dje, që është një rritje për 70 për qind në krahasim me janarin, tregojnë të dhënat e Institutit për Shëndet Publik.

Podgoricë, 2 mars 2021 (MIA) – Në Mal të Zi 210 qytetarë kanë vdekur si rezultat i Kovid-19 në shkurt, prej të cilëve 12 dje, që është një rritje për 70 për qind në krahasim me janarin, tregojnë të dhënat e Institutit për Shëndet Publik.

Nga fillimi i epidemisë, në Mal të Zi kanë vdekur 1.015 persona të sëmurë nga Kovid-19.

Sipas të dhënave të djeshme, numër rekord prej 131 pacientë të sëmurë trajtohen në Qendrën Klinike, ndërsa 113 në spitalin kovid në Bari. Madje 100 persona janë në gjendje kritike në këto dy institucione. ar/

 

 

Back to top button
Close
Close