KronikëKronikë.Portal

Vazhdon gjykimi për rastin “Titanik”, po merren në pyetje dëshmitarë

- Dy prej tetë dëshmitarëve të paraparë do të merren në pyetje sot në gjykimin për rastin "Titanik". Pjesa më e madhe e dëshmitarëve nuk kishin marrë ftesa për dëshmim.

Shkup, 11 mars 2020 (MIA) – Dy prej tetë dëshmitarëve të paraparë do të merren në pyetje sot në gjykimin për rastin “Titanik”. Pjesa më e madhe e dëshmitarëve nuk kishin marrë ftesa për dëshmim.

Gjykimi për këtë lëndë është në fazën e prezantimit të dëshmive me gojë nga ana e prokurorisë.

Këtë rast për parregullsitë në zgjedhje e përfaqëson prokurorja Lila Stefanova, përderisa procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësi Osman Shabani.

Në “Titanik”, përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili ishte në arrati, janë të akuzuar Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkovska Boshkovski, Ilia Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temelko, Kiril Todorovski dhe të tjera. Ata janë të dyshuar për shoqërim kriminel, shkelje të të drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votim, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore. fc/

Back to top button
Close
Close