0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKronikëKronikë.PortalPolitikë

Vazhdon gjykimi për rastin “Target-Fortesa”, kjo dhe seancat e tjera pasuese të mbyllura për shkak të dëshmimit të punonjësve të DSK-së së mëparshme

Në Gjykatën Penale në Shkup, sot vazhdoi gjykimi për lëndën "Target-Fortesa", por seanca do të jetë e mbyllur për publikun, sepse do të dëshmojnë punonjësit e DSK-së së mëparshme. Përfaqësuesit e akuzës deklaruan se edhe seancat e tjera do të jenë të mbyllura për publikun për këtë arsye.

Shkup, 12 shkurt 2020 (MIA) – Në Gjykatën Penale në Shkup, sot vazhdoi gjykimi për lëndën “Target-Fortesa”, por seanca do të jetë e mbyllur për publikun, sepse do të dëshmojnë punonjësit e DSK-së së mëparshme. Përfaqësuesit e akuzës deklaruan se edhe seancat e tjera do të jenë të mbyllura për publikun për këtë arsye.

Lënda është në procesin e paraqitjes së dëshmitarëve. Deri tani, në këtë rast kanë dëshmuar informatorët Zvonko Kostovski dhe Gjorgji Kostovski, ish-drejtori i DSK-së Zoran Verushevski, ish-kryeministri Zoran Zaev dhe persona tjerë.

Të akuzuarit në lëndën për përgjime të paligjshme janë Sasho Mijalkov, ish drejtor i DSK-së, Gordana Jankullovska, ish-ministre e Punëve të Brendshme dhe zyrtarë tjerë të DSK-së.

Lëndën e udhëheq Këshilli Penal i përbërë nga gjykatësit Xheneta Begtoviq dhe Vlladimir Tufegxhiq.

Aktakuza është ngritur nga prokurorët Artan Ajro, Trajçe Pelivanov dhe Lençe Ristovska. bs/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close