BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Vazhdojnë protestat në Hong-Kong

Policia sot ka përdorë gaz lotsjellës që t'i shpërndajë mijëra protestues të cilët janë mbledhur në parkun e qytetit në Hong-Kong për të thirrur në reforma zgjedhore dhe bojkot të Partisë Komuniste të Kinës.

Hong-Kong, 19 janar 2020 (MIA) – Policia sot ka përdorë gaz lotsjellës që t’i shpërndajë mijëra protestues të cilët janë mbledhur në parkun e qytetit në Hong-Kong për të thirrur në reforma zgjedhore dhe bojkot të Partisë Komuniste të Kinës.

Të veshur me të zeza dhe me maska në fytyrë, që u bënë shenjë mbrojtëse e protestave,  protestuesit janë mbledhur në afërsi të godinës së Këshillit ligjdhënës të qytetit. Ata kanë mbajtur parulla në të cilat shkruhej “Liri për Hong-Kongun” dhe kanë mbajtur flamuj amerikanë dhe britanikë.

Policia në Hong-Kong e miratoi mitingun e sotëm, por nuk dha leje për mbajtjen e marshit, që organizatorët e planifikuan gjatë ditës së sotme. Kur mitingu u shndërrua në marsh, policia reagoi shpejt dhe përdori gaz lotsjellës, dhe arrestoi disa persona.

Protestat në Hong-Kong filluan në qershor të vitit të kaluar për shkak të ligjit kontestues për ekstradimin e të akuzuarve në pjesën kontinentale të Kinës. Edhe pse ligji është tërhequr, protestat vazhduan për shkak të dhunës policore, por edhe me kërkesë për të drejta më të mëdha dhe dorëheqjen e lideres së Qeverisë së Kong-Kongut, Keri Lam.

Таг
Back to top button
Close
Close