EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Vazhdojnë protestat në Bjellorusi

Demonstrantët edhe sot u mblodhën në Minsk dhe qytetet tjera bjelloruse, duke kërkuar dorëheqje nga presidenti  Aleksandar Lukashenko për shkak të rezultatete të rreme zgjedhore.

Minsk, 20 gusht 2020 (MIA) – Demonstrantët edhe sot u mblodhën në Minsk dhe qytetet tjera bjelloruse, duke kërkuar dorëheqje nga presidenti  Aleksandar Lukashenko për shkak të rezultatete të rreme zgjedhore.

Përderisa Lukashenko pohon  se demonstrantët janë marionetë të Perëndimit dhe janë kërcënim  se penalisht do të ndiqen  liderët e opozitës, ndërsa oponenten e tij  në zgjedhje Svetllana Tihanovskaja e kërcënoi me arrestim.

Presidenti i Bjellorusisë i hodhi poshtë kritikat e Bashkimit Evropian, i cili nga samiti i djeshëm i jashtëzakonshëm  kumtoi se  nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve presidenciale  dhe shprehu solidaritet me demonstrantët. BE-ja paralajmëroi edhe sanksione për përfaqësuesit bjellorus të cilët janë përgjegjës për intervenimet policore brutale pas zgjedhjeve, që u mbajtën më 9 gusht.

Në katër ditët e para të protestave  policia arrestoi pothuajse 7.000 njerëz, ndërsa qindra ishin lënduar   me plumba gome, shok bomba dhe shkopinj. Së paku tre  demonstrantë humbën jetën.

Kjo shkaktoi zemërim dhe rriti masovitetin e protestave, ndërsa të dielën në Minsk u mblodhën 200.000 njerëz. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close