0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Vazhdojnë bisedimet për ligjin për PP, marrëveshja e pasigurt

Tash për tash nuk duket se LSDM-ja qeveritare dhe VMRO-DPMNE-ja do të munden këtyre ditëve të arrijnë marrëveshje për propozimin e ri për ligjin për prokurori publike. Për nesër paralajmërohet takim mes Bojan Mariçiqit nga LSDM-ja dhe Timço Mucunksit nga VMRO-DPMNE-ja dhe bisedime për atë si të vazhdohet me dialogun.

Shkup, 20 janar 2020 (MIA) – Tash për tash nuk duket se LSDM-ja qeveritare dhe VMRO-DPMNE-ja do të munden këtyre ditëve të arrijnë marrëveshje për propozimin e ri për ligjin për prokurori publike. Për nesër paralajmërohet takim mes Bojan Mariçiqit nga LSDM-ja dhe Timço Mucunksit nga VMRO-DPMNE-ja dhe bisedime për atë si të vazhdohet me dialogun.

Nga partia opozitare e konfirmojnë takimin, por theksojnë se kjo nuk do të thotë se do të ketë marrëveshje me pushtetin për ligjin. Udhëzojnë në deklaratën e liderit të partisë Hristijan Mickovski nga dita e diel, në të cilën thotë se “ajo që është propozuar nga LSDM-ja është ligj që duhet në të ardhmen t’i mbrojë strukturat kriminele të LSDM-së që pas 12 prillit do të shkojnë në opozitë.  Megjithatë, nga VMRO-DPMNE theksojnë se përmes bisedimeve do të mund të arrihet deri në afrim të qëndrimeve, por nëse ka lëshime nga partia qeveritare.

Lideri i LSDM-së, sot në konferencë për shtyp tha se punohet për ligj të sistemit strukturor që aprovohet me dy të tretën e shumicës, dhe siç tha “në kohën dhe ambientin kur lëndët e PSP janë siguruar, ato janë në proces gjyqësor nën kompetencë të prokurorit publik republikan dhe kjo krijon detyrim të të gjithë faktorëve politikë të vazhdojnë të bisedojnë dhe ta gjejnë zgjidhjen që është më e mira për qytetarët dhe kuptohet në funksion të vërejtjeve të Komisionit të Venecias, Delegacionit Evropian dhe Komisionit Evropian.

Zaev konfirmoi se do të bisedojë me deputetët e pavarur të VMRO-DPMNE për sigurimin e dy të tretës së shumicës dhe shprehu bindje se mund të aprovohet kjo zgjidhje ligjore.

Lidhur me vërejtjet e Mickovskit dhe deri kur LSDM-ja është e gatshme të bëjë kompromis, Zaev tha se presin të votojnë dhe ta mbështesin ligjin.

Aktualizim i çështjes për ligjin për PP pason pas vizitës së javës së kaluar të eurokomisarit Oliver Varhei në Shkup, i cili porositi se do të ishte mirë para shpërbërjes ta miratojnë ligjin e ri për PP, që ka qenë shenjë e mirë dërguar vendeve-anëtare të BE-së në kontekst të vendimit të pritur për mbyllje të bisedimeve për anëtarësim të vendit në Union. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close