0_Sport,PortalFutboll

Vazhdimi i Ligës së parë angleze planifikohet më 13 qershor

Rifillimi i sezonit në ligën më cilësore të futbollit në Angli është caktuar për 13 qershor, publikoi "Miror". Klubet tashmë janë njoftuar për këtë datë. Sidoqoftë, sezoni do të fillojë nëse Qeveria britanike e lejon atë.

Londër, 29 prill 2020 (MIA) – Rifillimi i sezonit në ligën më cilësore të futbollit në Angli është caktuar për 13 qershor, publikoi “Miror”. Klubet tashmë janë njoftuar për këtë datë. Sidoqoftë, sezoni do të fillojë nëse Qeveria britanike e lejon atë.

Qeveria e atjeshme ka vendosur masa karantine për ta parandaluar epideminë e koronavirusit të paktën deri më 7 maj.

Në të njëjtën kohë, lojtarët e klubeve angleze janë të shqetësuar se ndeshjet mund të vazhdojnë përpara se të jenë plotësisht të sigurt, transmetoi “Telegraf”. Ata mendojnë se rreziku nga infeksioni i koronavirusit është ende i lartë, kështu që ata nuk duan ta rrezikojnë shëndetin e tyre. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close